
Një 30-vjeçar ka rënë në prangat e Policisë së Shkodrës, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij. Blutë e qytetit bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në fshatin Guci e Re, ku shtetasi K.T, ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Shkodër arrestuan shtetasin K. T., 30 vjeç, banues në fshatin Guci e Re, pasi ka ushtruar dhunë ndaj nënës dhe bashkëshortes së tij”, njofton Policia e shkodrës.
Sondazh
Poll