Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rrahu me sende të forta të moshuarin dhe tentoi ta therë me thikë, arrestohet 55 vjeçari në Gjirokastër (Si ia shpëtoi nga duart i biri)

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një 55 vjeçar në Gjirokastër është arrestuar pasi ditën e djeshme ka rrahur me sende të forta një të moshuar dhe më pas ka tentuar që ta qëllojë me thikë.

55 vjeçari i arrestuar me iniciale F. Th. banues në fshatin Picar, Gjirokastër, raportohet se ka probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Tentoi të godas me thikë një shtetas, bie në pranga 55- vjeçari.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit F. Th., 55 vjeç, banues në fshatin Picar, Gjirokastër(me probleme të shëndetit mendor).

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi mesditën e djeshme ky shtetas ka goditur me sende të forta shtetasin Ç. H., 74 vjeç, banues në Picar, duke i shkaktuar dëmtime në trup, si dhe ka tentuar ta godasi me mjet mprehës (thikë) por fal ndërhyrjes së të birit autori është larguar.

Menjëherë pas njoftimit kanë shkuar shërbimet e   Komisariatit të Policisë Gjirokastër, ku kanë bërë të mundur kapjen dhe neutralizimin e 55 - vjeçarit F. Th.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti mprehës (thika).

Materialet në ngarkim të shtetasit F. Th. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprat penale "Vrasje me dashje" e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.