Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rrahu dhe ngacmoi seksualisht vajzën e tij, arrestohet 60 vjeçari në Vlorë (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Arrestohet një 60 vjeçar i shpallur në kërkim në Vlorë, i cili ka rrahur dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij.

Në pranga Z. S., 60 vjeç banues në fshatin Babicë e Madhe.

“Ndalohet shtetasi në kërkim Z. S., 60 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pasi më datë 23.06.2020, në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sakaq në Vlorë janë arrestuar edhe 2 të tjerë pasi njëri ka rrahur gruan kurse tjetri nënën e tij.

“Arrestohet në flagrancë shtetasi A. H., 31 vjeç, banues në fshatin Sherisht, Vlorë, pasi ditën e djeshme dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij, për motive të dobëta.

Arrestohet në flagrancë shtetasi F. H., 27 vjeç, banues në Vlorë, pasi më datë 24.06.2020, në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës së tij, për motive të dobëta.

Ndalohet shtetasi në kërkim Z. S., 60 vjeç, banues në fshatin Babicë e Madhe, Vlorë, pasi më datë 23.06.2020, në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka ngacmuar seksualisht vajzën e tij”, thuhet më tej një njogrimin e policisë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu