Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rrahu dhe kërcënoi motrën, arrestohet 35-vjeçari në Dibër

Shkruar nga Newsbomb
Rrahu dhe kërcënoi motrën, arrestohet 35-vjeçari në

Një 35-vjeçar ka rënë në pranagt e policisë, pasi ka ushtruar dhunë ndaj motrës së rij.

Policia njofton se në pranga ka rënë shtetasi K. LL., 35 vjeç, banues në Klos, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij dhe e ka kërcënuar atë, duke shkelur detyrimet e përcaktuara në urdhrin e mbrojtjes që kishte ajo.  

Njoftimi i plotë:

Mat/Ushtroi dhunë fizike ndaj motrës së tij dhe e kërcënoi atë, vihet në pranga 35-vjeçari.

Në Dibër kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për “Dhunë në familje”.

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat u bë arrestimi i shtetasit K. LL., 35 vjeç, banues në Klos, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e Gjykatës”, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij dhe e ka kërcënuar atë, duke shkelur detyrimet e përcaktuara në urdhrin e mbrojtjes që kishte ajo.  

_

Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Dibër u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit D. S., 43 vjeç, banues në Lurë, Dibër, i shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Durrës për veprën penale “Dhuna në familje”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu