Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
66 %
1kmh
75 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Rrahu bashkëshorten, habit shqiptari: Dy-tre shuplaka i kam dhënë, jemi të martuar nuk quhet dhunë

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Sadat Fejza është vënë në kërkim nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj të shoqes.

Sipas mediave kosovare mësohet se pasi fotografia dhe të dhënat e tij u bënë publike ai është shprehur se e gjitha ka ndodhur pas disa mosmarrëveshjeve që ka pasur me bashkëshorten.

Ndërsa, sa i përket dhunës që ushtroi ndaj saj Fejza u justifikua duke thënë se nuk i ka bërë asgjë vetëm “dy-tri shuplaka”.

Teksa shtoi se nuk quhet dhunim nëse gruaja është e kurorëzuar.

 “Kush e dhunon gruan e kurorëzume, këtë mbane mend. Para një jave ka ndodhë disa mosmarrëveshje, ja kom jep nashta nja dy tri shuplaka, jo më shumë. Edhe dikush e ka lajmëru Policinë. Mu shumë më njohin, kom qenë drejtor i televizionit Dardania”, tha ai.

Ai tregoi se ky rast ka ndodhur më 9 gusht në fshatin Mogillë komuna Kllokot

“Duhet me sqaru këtë lajm. Unë në Kosovë jom. Fjala dhunim është shumë e madhe. Unë jom në bashkbisedim edhe me Policinë. Gruaja është dërguar në qendrën sociale”, shtoi ai.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img