Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rrahu bashkëshorten e tij, arrestohet zyrtari i policisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f85c2f57674d11f1f5d0f57431a375f6

Një zyrtar policie në Kosovë është arrestuar pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.

Sipas njoftimit të policisë, ai është pezulluar nga detura dhe i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Njoftimi i policisë:

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve të IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjtit ka kryer veprën penale “dhunë në familje”. IPK ka pranuar mbrëmë informacione nga Policia e Kosovës lidhur me dyshimin së një zyrtar policor në Prishtinë ka kryer veprën penale dhunë në familje.

Menjëherë pas pranimit të informacionit hetuesit e IPK-së i janë përgjigjur thirrjes duke intervistuar viktimën e këtij rasti – bashkëshorten e tij. Pas disa veprimeve fillestare hetimore është konsultuar edhe prokurori kompetent dhe zyrtarit policor me vendim të prokurorit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Lidhur me rastin e njëjtë, si pjesë e procedurave administrative dhe hetimore, zyrtari policor është suspenduar. Hetuesit e IPK-së  në koordinim të plotë me Prokurorinë do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img