Tirana
light rain
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
44 %
1kmh
40 %
Enj
13 °
Pre
11 °
Sht
10 °
Die
7 °
Hën
7 °
E enjte, 2 Shkurt, 2023

“Rrahja është institucioni më i lartë poshtërues për të”, Mero Baze: Kushëriri i dhunuesit të Berishës punonte në Gërdec, nënën e tij e ka patur sanitare në shtëpi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Gazetari Mero Baze ka reaguar për sulmin fizik ndaj Sali Berishës në protestën e sotme të opozitës që u zhvillua në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Ai ka sjellë në vëmendje aktet e dhunës nga trazirat politike në ’91, duke akuzuar  ish-kryeministrin Berisha se ka urdhëruar rrahjen e  disa figurave të politikës, mes tyre Edi Rama, Skënder Gjinushi, Nikollë Lesi etj.

Mes të tjerash Baze thotë se autori që goditi ish-kryeministrin, pra Gert Shehu, e njeh mirë familjen Berisha, pasi nusja e dajës së tij ka punuar si sanitare në shtëpinë e ish-kryeministrit dhe djali i saj punonte në biznesin e Shkëlzen Berishës në Gërdec.

“Në të vërtetë, kultura e tij e dhunës fliste para fakteve dhe logjikës me të cilën duhet të fliste ai si viktimë. Kur ai ka qenë në pushtet i ka bërë të gjitha këto.

Duke filluar nga rrahja e Gramoz Pashkos dhe përdhunimi i familjarëve të tij më 1991, vetëm se ishte kritik i tij, e me radhë gjithë politikanët kundërshtarë me të në Partinë Demokratike, përfshi Eduard Selamin, Genc Pollon, Bashkim Koplikun, Dashamir Shehin, Preç Zogajn, Neritan Cekën, Arben Imamin, Edi Ramën, Bledi Gonxhen, Skënder Gjinushin, Kastriot Islamin e parë, Ndre Legisin, e deri tek dhuna e 8 janarit mbi një grup kundërshtarësh në selinë e PD, ai e ka kthyer kulturën e dhunës politike në këtë vend si mjet lufte.

Akoma më e rëndë ka qenë kjo kur e ka përdorur dhe ndaj medias kritike me të, duke djegur redaksi, duke rrahur gazetarë dhe duke justifikuar dhunën, pa kërkuar kurrë ndjesë. Kur rrihte Nikoll Lesin thoshte ai nuk ka kërkuar hetim, kur rrihte Edi Ramën thoshte e kanë rrahur komshinjtë, kur më qëllonte mua shoqëruesi i gruas tij, thoshte “goja llap, kurrizi dap”, pa kërkuar ndjesë.

Thjesht ishte i gëzuar nga dhuna. Duke manipuluar faktet dhe duke mos e marrë aktin e shëmtuar ndaj tij ashtu siç është, si një sulm nga një i sëmurë me të meta mendore, që gruan e dajës e ka pasur pastruese në shtëpi të tij dhe që është i fiksuar që djali i saj mund të vdiste në Gërdec në biznesin e djalit të Berishës, ai në të vërtetë më shumë se sa bind qytetarët si viktimë, zgjon dyshime tek ata si manipulator, madje dhe inskenues.”, shkruan Mero Baze.

Më shumë


spot_img









spot_img