Tirana
clear sky
11.5 ° C
11.5 °
11.5 °
37 %
2.6kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
11 °
Sht
11 °
Die
9 °
E mërkurë, 1 Shkurt, 2023

Rrahja e avokatit Ilia, Berisha ironizon Prokurorinë e Durrësit: Shpella e Artë e Mafies

spot_img

Lajme të ngjashëm

Duke marrë shkas nga sulmi i djeshëm që iu bë avokatit Ilia Ilia,  ish-kryeministri Sali Berisha nuk ka kursyer sarkazmat për njërin prej institucioneve kryesore të drejtësisë në vend, Prokurisë së Durrësit, e cila kohët e fundit ka qenë në qendër të vëmendjes për ngjarjet kriminale të lidhura me të.

Berisha e ka quajtur prokurorinë e Durrësit si “Shpella e Artë e Mafies”.

“Ky titull iu dorëzua asaj në prani të kumbar Gjushit, don Agaçios nga krye krye kryekumbar Rama për aktet e guximit të jashtëzakonshëm mafioz të dy muajve të fundit”, shkruan Berisha në postimin e tij.

Postimi i plotë:

“Prokuroria e Durrësit fiton titullin më të lartë ndërkombëtar “Shpella e Artë e Mafies”! Mbrëmë në darkë, në një ceremoni solemne, Prokuroria famëzezë e Durrësit mori titullin botëror “Shpella e Artë e Mafies”. Ky titull iu dorëzua asaj në prani të kumbar Gjushit, don Agaçios nga krye krye kryekumbar Rama për aktet e guximit të jashtëzakonshëm mafioz të dy muajve të fundit.

Së pari, dje avokatin Ilia Ilia, pasi mbrojti një çështje tek një nga prokurorët e Shpellës, duke dalë te dera e saj, e masakruan, por nuk e vranë, dy mafiozët e turnit të radhës. Mesazhi i tyre ishte i prerë:” Mos guxo të përmendësh emrin e prokurorit të Shpellës, Ndoj, se të presim kokën! “Zgjidhje praktike! Mafia nuk ka burokraci!

Së dyti, titulli i lartë botëror i Shpellës së Artë, u dha edhe për vjedhjen spektakolare para një muaji të serverit të dosjeve kriminale nga prokurorët (popullorë) mafioz të Shpellës për hetime, gjoba, krefje paralele etj, etj..

Së fundi, titulli fisnik i Shpellës së Artë u akordua edhe për vjedhjen spektakolare të postës së Prokurorisë së Përgjithshme, thjesht për një kontroll paraprak në një vend të sigurtë të dosjeve të dërguara nga Tirana!

Miq, jo në Europë, por as në botë, si kjo Prokurori nuk ka një të dytë, ndaj ajo e meritoi plotësisht titullin më të lartë fisnik: “Shpellë e artë e Mafies”!

 

Më shumë


spot_img








spot_img