Hapësire reklamuese

Rajoni

Vrasja e 18-vjeçares, Sejdiu zbulon detaje të reja: Marigona është goditur çdo ditë në mënyrë sistematike

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e 18-vjeçares, Sejdiu zbulon detaje të reja: Marigona

18-vjeçarja Marigona Osmani, nga Ferizaj, e cila u vra brutalisht nga bashkëjetuesi i saj, Dardan Krivaqa, ka përjetuar dhunë fizike e psikike sistematike.

Ky detaj u zbulua nga shoku i Krivaqës, Arbër Sejdiu, tashmë i arrestuar edhe ky, ka thënë se ajo ka bërtitur dhe para se t’i humbte ndjenjat, kishte vjellë.

Deklarata e tij është cituar për mediet në Kosovë, nga avokati i familjes së 18-vjeçares së ndjerë, Gazmend Rexhepi.

Sipas Rexhepit, në deklaratën e Sejdiut ndër të tjera thuhet se se vajzën e kanë çuar në spital pasi kur kanë hyrë në dhomë e kanë vërejtuar se ka pasur shumë të vjella.

“Deklaratën e kam pa dje, ai ka thënë se vajza është rreh në mënyrë sistematike pothuajse gati çdo ditë…Deklarimi i tij është që dy ditët e fundit Marigona ka përjetuar dhunë fizike. Arbri ka qenë në dhomën tjetër ku ka nejt Marigona, dmth partneri i saj Dardan Krivaqa, dy ditët e fundit standard i ka shkaktu dhunë fizike dhe psikike. Ka pas shumë piskama, qysh e ka citu ai, nga ana e Marigonës dhe dhunë fizike. Thotë kur kemi hy në dhomë ka pas vjellje dhe në atë moment e kemi marrë e kemi çu në spital”, tha Rexhepi.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll