Hapësire reklamuese

Aktualitet

RRAHËN ME GRUSHTA shefin e ekipit të OSHEE-së, arrestohen dy të rinj në Berat

Shkruar nga Newsbomb
Foto ilustruese

Dy të rinj janë arrestuar ditën e sotme në Poliçan, pasi akuzohen se rrahën me grushta shefin e ekipit të OSHEE- së.

Personat me inicialet B.K., 29  vjeç dhe T.K., 26 vjeç, banues në Poliçan, janë kapur në flagrancë nga policia.

"Arrestimi i tyre u bë pasi, në vendin e quajtur “Rruga e mesit” Poliçan, kanë goditur me grushte shtetasin H. M., 29 vjeç, banues në Poliçan, me detyrë shef ekipi pranë OSHEE-së.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën  penale “Goditje për shkak të detyrës", kryer në bashkëpunim",- njofton policia.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.