Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rrahën me grushta mjekun, arrestohet 43-vjeçari në Dibër, në kërkim i vëllai

Shkruar nga Newsbomb

Policia ka vënë në pranga 43-vjeçarin që ushtroi dhunë ndaj mjekut Agron Mezexhiu mbrëmjen e djeshme në ambjentet e Spitalit Rajonal të Dibrës.

Mësohet se është vënë në pranga shetasi me iniciale A.L dhe është shpallur në kërkim vëllai itij me iniciale V.L.

Dy vëllezërit kanë goditur me grushte mjekun 70-vjeçar nga Tirana, i cili ishte me shërbim në Dibër.

Njoftimi i policisë:

Dibër

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasi :

 A.L,  43 vjeç, dhe u shpall në kërkim vëllai i tij shtetasi V.L, banues në Dibër,  pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin  në ambjentet e Spitalit Rajonal Dibër, kanë goditur me grushta mjekun shtetasin A.M. 

Materialet u referuan pranë Prokurorisë Dibër për veprën penale "Goditje për shkak të detyrës", kryer në bashkëpunim.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll