Dy persona janë arrestuar nga Policia e Librazhdit dhe një tjetër është proceduar në gjendje të lirë pasi kanë goditur me sende të forta at e bir.
Sipas njoftimit të policisë shtetasit B. Ç., 46 vjeç, banues në Cërrik dhe Sh. Ç., 44 vjeç, banues në Librazhd të dy vëllezër si dhe A. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Hotolisht kanë goditur me sende të forta për motive pronësie shtetasin P. Ç., 52 vjeç dhe djalin e tij, O. Ç., 20 vjeç.
Ndërkohë, materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.
Njoftimi I Policisë:
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Librazhd arrestuan në flagrancë shtetasit:B. Ç., 46 vjeç, banues në Cërrik dhe Sh. Ç., 44 vjeç, banues në Librazhd (vëllezër), si dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasin A. Ç., 20 vjeç, banues në fshatin Hotolisht.
Këta shtetas, në fshatin Hotolisht, Librazhd, kanë goditur me sende të forta, për motive pronësie, shtetasin P. Ç., 52 vjeç dhe djalin e tij, shtetasin O. Ç., 20 vjeç.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme.