Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rradhë kilometrike drejt Tiranës, akset që duhet të shmangen nga shoferët

Shkruar nga Newsbomb
Rradhë kilometrike drejt Tiranës, akset që duhet të shmangen

Policia e Elbasanit ka bërë me dije se pasditen e kësaj të diele në akset rrugore “Papër-Elbasan” dhe “Librazhd-Elbasan” ka një fluks të madh automjetesh në drejtim të Tiranës, duke krijuar kështu ngadalësim të qarkullimit.

Mësohet se qarkullimi nuk është i bllokuar, por për shkak të fluksit të madh drejtuesit e automjeteve po përballen me ngadalësim të lëvizjes. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor ndodhen në terren dhe vijojnë intensivisht punën për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve.

Ndërkohë, policia ka bërë një apel për të gjithë drejtuesit e automjeteve që të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, duke u kthyer në burim për përfshirje në ngjarje rrugore apo për bllokim të lëvizjes në të dy kahet e rrugës.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Fluks i madh automjetesh në drejtim të Tiranës.

Në akset rrugore “Papër-Elbasan” dhe “Librazhd-Elbasan” ka një fluks të madh të lëvizjes së automjeteve në drejtim të Tiranës, duke krijuar ngadalësim të qarkullimit.

Nuk ka bllokim të qarkullimit të automjeteve, por qarkullimi i tyre është ngadalësuar për shkak të fluksit të automjeteve që kalojnë në këtë rrethrrotullim.

Shërbimet e Qarkullimit Rrugor ndodhen në terren dhe vijojnë intensivisht punën për menaxhimin e qarkullimit të automjeteve.

Drejtuesit e automjeteve të tregojnë durim, të qëndrojnë në radhë dhe të mos kryejnë parakalime të gabuara, duke u kthyer në burim për përfshirje në ngjarje rrugore apo për bllokim të lëvizjes në të dy kahet e rrugës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese