Një situatë e pazakontë siç nuk ka ndodhur kurrë më parë paraqitet në Kakavijë, pasi është krijuar një rradhë e gjatë kilometrike për të kaluar kufirin.
Një qytetare e cila po pret me orë të gjata për të kaluar ka shfaqur probleme shëndetësore.
Gruaja ka shfaqur probleme prej mbrëmjes së djeshme por me kalimin e orëve është ndjerë edhe më keq.
Në përkeqësimin e gjendjes së saj dyshohet të ketë ndikuar dielli gjatë ditës por edhe temperaturat e ftohta natën.
E gjithë kjo situatë është krijuar prej tamponëve të Covid 19 që u bëhen qytetarëve në pikën e Kakavijës, para se të kalojnë në shtetin fqinj.
Sondazh
Poll