Tirana
clear sky
22 ° C
22 °
22 °
49 %
2.6kmh
0 %
Enj
22 °
Pre
24 °
Sht
24 °
Die
26 °
Hën
25 °
E enjte, 6 Maj, 2021
spot_img

Rradha e vdekjes politike të pushtetarëve!

spot_img

Lajme të ngjashëm

KRYETARI… KU TA KETË!

Si e “vranë” deputetin!

Fant spathi apo derr maç!

Mutacioni ‘Ballakumja’!

68c438da9bb67ea49bf162ab761ba327

Nga Edi Oga ekskluzivisht për Newsbomb.al

E vetmja mënyrë që Shqipëria të bëjë përpara, është që shumë shpejt, në të ardhmen e afërme, të zëvendësojë tërësisht klasën aktuale politike, me një të re!

Kjo gjë ka vlerë vetëm nëse klasa që do të vijë , pra protagonistët e rinj të politikës dhe të pushtetit, të jenë më të vlefshëm sesa këta që kemi, në të kundërt më mirë të mbajmë këta deri në vdekjen e tyre natyrale. Sepse këta nuk kanë ndërmend të lëvizin nga pushteti në të gjallë. Këta thjesht alternojnë mandatet, duke sunduar me rradhë. Edhe kur plaken, këta ua lënë pushtetin vetëm familjarëve dhe servilëve më të besuar!

Një nga arsyet madhore përse ne shqiptarët nuk bëjmë përpara, është raporti me politikanët dhe sidomos me pushtetarët. Ne shqiptarët lidhemi shpirtërisht, pra emocionalisht, me ata që na udhëheqin!

Ne shqiptarët ose i duam fort, ose i urrejmë për vdekje, pushtetarët tanë!

A e imagjinoni dot një qytetar danez që dashuron kryeministrin e vet dhe urren për vdekje kryetarin e opozitës daneze? Për një qytetar perëndimor që realisht beson se jeton në një sistem demokratik, një politikan është një profesionist të cilin ai e punëson me votën e tij. E punëson me votë që t’i shërbejë dhe e shkarkon po me votë nëse mendon se nuk ka punuar mirë. Në rast se politikani rezulton i korruptuar, me të nuk merret më qytetari, por drejtësia!

Po ne, a mund t’i punësojmë apo t’i shkarkojmë nga puna politikanët me votën tonë?

Është tepër e vështirë, sepse një pjesë e madhe e votave tona tjetërsohen, megjithatë, herë-pas-here na jepen shanse historike që ta bëjmë këtë, duke votuar të shumtë kundër njërit, aq shumë sa votat e vjedhura të mos e bëjnë dot diferencën!

Kujtoni se si rrëzuam Ramiz Alinë në vitin1992.

Sali Berishën me Referendumin për ndryshimet kushtetuese në 1994.

Fatos Nanon në vitin 2005.

Sali Berishën në vitin 2013.

Jetojmë në vitin 2021. Në epokën e sfidave të mëdha kombëtare por sidomos globale. Shqipëria ka nevojë për një ndryshim të madh, i cili në mos ndodhtë, kërcënon keqas vetë ekzistencën tonë si shtet e si popull! Ndryshimi fillon duke ndryshuar pushtetarët!

Ne mund t’i shkarkojmë ata pa emocione, me ftohtësinë e arsyeshme të një danezi!

Si fillim, me votën tonë ne mund të shkarkojmë kryeministrin, zotin EDI RAMA!

E falenderojmë atë për 8 vitet që shërbeu dhe e lëmë të shkojë!

Me shumë gjasa, pas këtyre zgjedhjeve, përfundojnë ciklin e tyre të kontributit edhe zoti ILIR META dhe zonja MONIKA KRYEMADHI. I falenderojmë edhe ata dhe i lëmë të shkojnë!

Me rregull treshi, pushteti i mbetet zotit LULZIM BASHA, të cilin nëse nuk punon mirë e rrëzojmë me votë pas katër vitesh! E falenderojmë për kontributet që ka dhënë dhe e lëmë të shkojë! Ne kemi në dorë që pas katër vitesh këta që kemi të ikin të gjithë!

Të kuptohemi, kur them “i lëmë të shkojnë”, nuk e kam fjalën të shkojnë të pushojnë në vilat e tyre të ndërtuara me paratë e përfituara padrejtësisht nga pushteti, e kam fjalën të shkojnë e të përballen me drejtësinë. Për të qenë i sinqertë me ju, nuk është se besoj shumë tek kjo drejtësi e re, sepse në fund të fundit, në një mënyrë apo në një tjetër këtë atë e ka pjellë kjo klasë poltike! Në mos i gjykoftë drejtësia “tokësore”, të paktën t’i heqim sysh dhe të shpresojmë në drejtësinë “hyjnore”!

spot_img

Më shumë

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

Lajmet e fundit

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img