Rozana Radi pritet të rikthehet sërish në muzikë pas në pauze prej gati 10 vitesh.
Ka qenë vetë moderatorja, e cila ka postuar një video në Instastory, ku shfaqet bashkë me kompozitorin Gramoz Kozeli, në të cilën ka shkruar:
“Pas 10 vitesh vi me një këngë ritmike”.
Ndërsa në një tjetër postim Rozana ua lë në dorë fansave që të vendosin për titullin e këngës.
“Zgjidheni ju titullin e kenges time te re!Serenata nga Tirana apo Serenata Metropolitana”, ka shkruar Rozana krahas postimit të saj në rrjetet sociale.