Këngëtarja Rozana Radi ka dalë në mbrojtje të Ronela Hajatit e cila mbrëmjen e djeshme nuk arriti që të kualifikonte Shqipërinë në finale.
Përmes një “instastory”, Rozana ka akuzuar Eurovisionin se këngës së Ronelës nuk i’a kanë bërë “hyzmetin”, duke filluar nga censurimi i fotove deri të diskutimet mbi performancën e saj.
Gjithashtu këngëtarja ka theksuar se ndonëse nuk arriti të kualifikohej, Ronela ka arritur të jetë në qendër të vëmendjes dhe të bëhet lajm në një nga gazetat më prestigjoze, La Repubblica.
“Pra i nderuar publik, kisha shumë të drejtë mbrëmë kur thashë që Eurovizioni nuk ja bëri “hyzmetin”këngës së Ronela Hajatit siç duhet. 1, i censuruan fotot, nuk i dhanë rëndësinë e duhur në regjistrim, vunë në diskutim performancën e saj. Por, më lejoni të them që Ronela Hajati bëri lajm në La Repubblica (një gazetë që e ëndërrojnë shumë artistë të dalin). Është më e diskutuara në Ëeb dhe sonte ishte Avion”, tha Radi.