Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
60 %
6.2kmh
0 %
Mar
19 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
Sht
29 °
E martë, 15 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Rotacion apo mandat i tretë më 25 Prill? Blendi Fevziu: Mazhoranca e konsumuar, opozita nuk ka frymë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

8aea2be3d368299d8d9b24f2c3cb724a

Për gazetarin Blendi Fevziun, zgjedhjet e 25 Prillit janë zgjedhjet më të balancuara që pas atyre të vitit 2009.

Ai shtoi se këto zgjedhje nuk kanë frymë, duke marrë shembullin e atyre të 2005-ës, ku sipas tij, ziente i gjithë vendi. Ndërsa i etiketoi këto votime si një lojë shahu me partitë politike që po bëjnë kalkulimet e tyre.

Fevziu u shpreh se, për momentin, më të organizuara në terren duken PS dhe LSI ndërsa shtoi se terreni më i mirë për opozitën është konsumimi 8-vjeçar i kësaj mazhorance.  

Vendi ka nevojë për rotacion pas tetë vitesh apo është më afër risisë që do ketë një mandat të tretë?

Fevziu: Për mua të gjitha palët kanë terren. Së pari opozita ka terren shumë të përshtatshëm të 8 viteve qeverisje të kësaj mazhorance që janë një konsum i jashtëzakonshëm. Dhe asnjë mazhorancë deri më sot nuk ka arritur të marrë një mandat të tretë. Një mandat i tretë është i vështirë kudo në Europë.

Nga ana tjetër, qeverisja ka avantazhin e një fryme të madhe entuziazmi përballë saj, që duhej të ishte ngritur ndërkohë. Dhe ka avantazhin e një organizimi më të mirë që vjen nga qeverisja. Këtu janë balancat.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img