Fituesi i Topit të Artë Cristiano Ronaldo është tradhtuar nga nervat në disa episode në ndeshjen që Real Madrid zhvilloi në fushën e Cordoba, ndërsa në fund të lojës u përjashtua me karton të kuq.
Real Madrid arriti që me vuajtje të madhe të marrë 3 pikët në transfertë, në fitoren 1-2 në javën e 20 të Primera Division dhe mbetet i pari në renditje. Në stadiumin Nuevo Arcangel, padronët e shtëpisë morën avantazhin me një penallti të Ghilas. Por formacioni Merengues gjeti shpejt barazimin me sulmuesin francez Karim Benzema.
Kur presioni u shtua dhe goli i fitores nuk po vinte,Ronaldo në fillim shtyu disa mbrojtës ndërsa pak minuta më vonë goditi me shkelm Edimar në zonë. Por surpriza e hidhur e vendasve erdhi në fund. Cordoba shkaktoi penallti në një goditje dënimi të Bale dhe mbeti me 10 lojtarë. Nga pika e bardhë uellsiani vulosi fitoren e Real 1-2.