Në orën 17:00, është hedhur shorti i grupeve të Champions League. 32 skuadrat e kualifikuar do të mësojnë rivalët që do të kenë në grupe për sezonin e ri të Championsit.
Ndarja do të bëhet me 8 grupe me nga 4 skuadrat, ndërsa ekipet nga njëjti kampionat nuk do të ndeshen mes tyre në këtë fazë.
Bie në sy përballja në të njëjtin grup e Juventusit dhe Barcelonës, me Ronaldon dhe Messin që do të vihen edhe njëherë tjetër përballë tyre.
Ndërkohë në këtë grup është edhe Ferencvaros i Myrto uzunit, me shqiptarin që do të plotësojë ëndrrën e tij për të luajtur përballë dy nga lojtarëve më të mëdhenj që ka njohur historia e futbollit.
Short me fat për italianet, që i kanë të gjitha mundësitë për të kal;uar në fazën tjetër.
Më poshtë të gjtha grupet e “Champions League”
Grupi A: Bayern Munchen, Atletiko Madrid, Salzburg, Lokomotiv Moska
Grupi B: Real Madrid, FC Shakhtar Donetsk, Inter, Muncheglabach
Grupi C: Porto, Man City, Olimpiakos, Marseille
Grupi D: Liverpool, Ajax, Atalanta, Midtjylland
Grupi E: Sevillia, Chelsea, Krasndodar, Rennes
Grupi F: Zenit, Dortmund, Lazio, Club Brugge
Grupi G: Juventus, Barcelona, Dinamo Kiev, Ferencvaros
Grupi H: PSG, Man United, Leipzig, Basaksehir