Ajo quhet Lucia dhe është fotokopja e partneres së tij të mëparshme, që mesa duket është ulur “në stol” menjëherë nga fituesi i Topit të Artë. Që pas ndarjes me Irina Shayk, mediat rozë janë vënë në kërkim të të dashurës së re të Cristiano Ronaldos dhe për momentin kandidatura numër një, të paktën sipas Bild dhe DailyMail, është një gazetare.
Emri i saj është Lucia Villalon, gazetare në televizionin zyrtar të Realit të Madridit. Të gjitha këto zëra nisën pas publikimit në rrjetet sociale prej saj të një fotoje me asin portugez pas fitimit të Topit të Artë, dhe komentet e mëposhtme të miqve të bukuroshes ishin “Lamtumirë Irina, u zëvendësove”.
Fotoja u shndërrua me shpejtësi në lajm dhe për shumë media është fakt, Ronaldo la pas më shumë se 4 vitesh Irinën për t’u lidhur me një gazetare, ashtu siç është edhe miku i tij i skuadrës, Iker Casillas