Banori i parë që i shpëton nominimit është Romeo.
Tashmë “loja” luhet mes Hedit dhe Lisit, pasi vetëm njëri prej tyre do të mund të vazhdojë rrugëtimin në BBV.
Nominimi i tyre solli debate të ashpra që në nisje të spektaklit. Sipas Romoes nominimi i Gracianos nuk ishte "çfarë të mbjellësh do të korrësh" dhe e ka etiketuar si një njeri pa karakter dhe pa sedër.
“Nominimi i Gracinos nuk ishte "çfare të mbjellësh do të korrësh", edhe në luftë ka disa rregulla që nuk preken. Nuk je burre, nuk ke karakter dhe seder", i tha ai Gracianos.
Nga ana tjetër, Lisi i prekur tha se Graciano është marrë personalisht me të edhe pse dikur e ka vlerësuar.
“Graciano u mor personalisht me mua edhe pse më ka vleresuar, më ka thënë 9 variante pse me nominoi dhe une pres të mesoj arsyen pse e bëri këte,” tha Lisi.
Nga ana tjetër Graciano i tha Lisit se është loja e Romeos që po e bën pis dhe se ky i fundit po përdor pozitivitetin që ofron gazetari.
“Loja e Romeos po të ben pis, ai të sul dhe të përdor, ai përdor pozitivitetin tënd! Të nominova se ti e ke bërë Big Brotherin tend dhe nuk ke çfarë të vazhdosh mq...!” i tha Graciano Lisit.