Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz & Lifestyle

Romancë e re në horizont? Dua Lipa fotografohet me mashkullin misterioz

Shkruar nga Newsbomb
Romancë e re në horizont? Dua Lipa fotografohet me mashkullin

Këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, duket se ka lënë pas lidhjen e saj dy vjeçare me  modelin Anwar Hadid dhe është fotografuar me një djalë të ri indentiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

27-vjeçarja u shfaq e veshur e gjitha me të zeza teksa u largua nga festa e pasdites e Netflix BAFTA. Ajo u pa me një mashkull i cili po ashtu ishte i veshur me të zeza dhe kishte një kapele duke u siguruar që të mos njihet.

Dyshja u fotografuan së bashku duke u ngjitur në pjesën e pasme në një makinë të drejtuar nga shoferi.

Dua ishte në një lidhje dyvjeçare me modelin Anwar Hadid, përpara se të ndaheshin në dhjetor të 2021-shit.

Ata nuk ishin fotografuar së bashku për gjashtë muaj, pasi Dua regjistroi muzikë në Londër dhe Los Anxhelos ndërsa Anwar ishte në New York City me qenin e tyre Dexter.

Sipas The Sun, çifti në atë kohë vendosi t’i japë fund romancës së tyre për shkak të largësisë, pasi Dua jetonte në Londër dhe Anwar në Amerikë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed