Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Roland Bejko zbulon kushtin e fortë: Nëse s’do pranoja kandidaturën për Tiranën, Alibeaj do jepte dorëheqjen nga partia

Shkruar nga Newsbomb
Roland Bejko zbulon kushtin e fortë: Nëse s’do pranoja

Kandidati i Partisë Demokratike të Enkelejd Alibeajt, Ronald Bejko, është shprehur se nuk do të tërhiqet nga gara për drejtimin e Bashkisë së Tiranës.

Ai shtoi se po të mos kishte pranuar që të garonte për Tiranën, atëhere Alibeaj do të jepte dorëheqje nga posti i kryetarit të komanduar të Partisë Demokratike dhe vula do i shkonte ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndër të tjera, Bejko tha se Berisha po ushtron "terror" mbi bashkëpunëtorët e tij, por jo direkt tek vetë ai.

“Sot kush nuk është me PD i bie të jetë me Berishën, edhe këto largimet, janë pjesë e presionit, hajde bashkohemi që të mos merrni përgjegjësinë e humbjes, se nuk e përballojnë dot presion, as të 14 majit ku do u thuhet pse humbët ju. Bashkëpunëtorët e mi, janë nën terrorin e dhunës verbale të Berishës. Nëse unë nuk do garoja, Alibeaj do jepte dorëheqjen dhe vula do i shkonte Sali Berishës,”- tha Bejko për "Report Tv".

Më 14 Maj, Bejko do të përballet me demokratin, Belind Këlliçi, kryetarin aktual të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, përfaqësuesin e "Lëvizja Bashkë", Arlind Qori si dhe kandidaten e PDIU-së Lajla Përnaska.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll