Hapësire reklamuese

Politikë

Roland Bejko: PD e Berishës do jetë një parti e izoluar, me SHBA-në kundër

Shkruar nga Newsbomb
Roland Bejko: PD e Berishës do jetë një parti e izoluar, me

Demokrati Roland Bejko thotë se Partia Demokratike e Sali Berishës do të jetë një parti e izoluar për sa kohë ka SHBA-në kundër.

“Të shtunën ka nisur diçka e re, por për fatin e keq edhe të PD edhe të demokracisë shqiptare. Nuk mjafton të jemi në rregull me ndërgjegjen tonë, problemi është të ndërmerren akte. Në PD nuk jemi në kushte normale, Berisha është shpallur ‘non grata’, dhe amerikanet i ka kundër. Thirrja e SHBA se do ndërpresë marrëdhëniet duhet marrë në konsideratë. PD e Berishës do jetë një parti e izoluar, me SHBA kundër”, tha Bejko në “Top Story”.

Komisioni i Rithemelimit me në krye Sali Berishën mblodhi dy ditë më parë Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike në Pallatin e Kongreseve, ku morën pjesë 1425 delegatë të cilët votuan zgjedhjen e Këshillit të Kombëtar.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll