Hapësire reklamuese

Aktualitet

Rokadë në Policinë e Shtetit, ndryshohen shefat e disa komisariateve

Shkruar nga Newsbomb
Rokadë në Policinë e Shtetit, ndryshohen shefat e disa

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka firmosur disa ndryshime brenda radhëve të uniformave blu.

Burime për mediat bëjnë me dije se Altin Lila nga shef i Komisariatit numër 3 shkon në krye të Komisariatit nr 1. Ndërsa Petrit Hala nga komisariati numër 1 shkon shef i Komisariatit në Librazhd.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se ka pasur ndyshime të tjera në rrethe si dhe në policitë kufitare.

Mësohet se Arben Caka është emëruar drejtor i kufirit në Durrës, Bledar Rreshka është emëruar shef komisiariati numër 3. Ky i fundit deri më tani ka qenë pjesë e sektorit të krimeve në Elbasan. Kurse Sali Skura është emëruar shef komisariatin numër 4.

 

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese