Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rrokada e politikës me televizionin, Ori Nebiaj në Kuvend dhe Grida Duma në ekran?

Shkruar nga Newsbomb
Rrokada e politikës me televizionin, Ori Nebiaj në Kuvend dhe Grida

Pas dorëheqjes së Grida Dumës nga mandati i deputetit, vendi e saj duket se do e marrë moderatorja e njohur Ori Nebiaj.

Në një deklaratë për mediat Grida Duma ditën e sotme bëri me dije se kishte vendosur që të jepte dorëheqjen nga mandati i deputetes, duke i hapur kështu krahun për në Parlament, një tjetër gruaje, pra modoratores.

Mirëpo, aktualisht Ori është duke moderuar një ndër emisionet më të ndjekura në televizionet shqiptare, “Përputhen”, dhe ende nuk e dimë se çfarë vendimi pritet të marë ajo.

Ndërkohë gjatë ditëve të fundit, lart e poshtë përflitet  se ajo që do i futet botës së televizionit është pikërisht, Grida Duma. U tha se ish-deputetja ka rënë dakort me drejtuesit e televizionit për të patur emisionin e saj në “prime-time”. Se sa të vërteta janë këto fjalë, nuk na mbetet gjë tjetër veçse të presim.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese