Hapësire reklamuese

Aktualitet

Roja ra nga ndertesa dhe vdiq në vend, policia arreston administratorin dhe inxhinierin e pallatit në Durrës: Të dy rrezikojnë të dënohen me 10 vite burg (DETAJE)

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Durrësit ka arrestuar dy persona lidhur me vdekjen e rojes së një ndërtese, ku po kryeheshin punime mbrëmjen e djeshme. 

Mësohet se kanë rënë në pranga adminstratori dhe inxhinieri i firmës për shkelje të rregullave në punë.

Sakaq, bëhet me dije se A. J., 47 vjeç, administratori dhe E. R., 43 vjeç, inxhinieri i firmës rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg.

Ndërkohë më herët u përfol se roja Thoma Ruçi është hedhur nga pallati për shkak të frikës nga tërmeti i djeshëm, por policia sqaron se ngjarja ishte aksidentale dhe në orën 23:18.

Njoftimi i Policisë:

Vihet në pranga për shkelje të rregullave në punë, administratori dhe inxhinieri i firmës ndërtuese të një pallati, ku në orët e mbrëmjes së djeshme humbi jetën një 62-vjeçar, rojë i këtij objekti.

Policia e Durrësit, menjëherë pas njoftimit të marrë se një shtetas kishte rënë aksidentalisht nga kati i dytë dhe për pasojë humbi jetën, menjëherë ka kryer gjithë veprimet hetimore, në bashkëpunim me prokurorinë dhe në përfundim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

A. J., 47 vjeç, banues në Durrës, administratori i firmës dhe E. R., 43 vjeç, banues në Durrës, inxhinier i firmës që ndërton objektin.

Këta shtetas akuzohen për shkelje të rregullave në punë, pasi më datë 28.01.2020, rreth orës 23:18, në një objekt në ndërtim, humbi jetën aksidentalisht shtetasi Th. R., 62 vjeç, i punësuar si rojë pranë këtij objekti.

Këta shtetas rrezikojnë të dënohen deri në 10 vjet burg.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll