Tirana
clear sky
30.5 ° C
30.5 °
30.5 °
45 %
2.6kmh
0 %
Mar
30 °
Mër
40 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
E martë, 3 Gusht, 2021

Roja i sigurisë i nxori nga Clubi, zbardhet motivi i plagosjes në Sarandë: Tre tepelensit u kthyen dhe bën “shoshë me plumba” ORANGE-n, pronari doli të shikonte

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Redjan Hadëri, një prej autorëve të dyshuar të plagosojes me armë zjarri në Sarandë, në orët e para të mëngjesit të djeshëm, është arrestuar sot nga Policia, shkruan newsbomb.al. Në kërkim, janë dy shokët e tij, vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi.

Mësohet se shkak për të shtënat me armë që alarmuan dje Sarandën ka qenë nxjerrja e tre tepelensve nga Club Orange, nga roja i sigurisë.

Nuk dihet se për çfarë arsye të tre shokët janë nxjerr nga lokali; për ndonjë sherr apo se kanë qenë të pirë, në një kohë Clubi atë mbrëmje dhe në orët e mëngjesit gëlonte nga muzika live dhe turistët. I ftuar ka qenë një reper nga Tirana, me emrin e artit Matolale.

Të acaruar për shkak të nxjerrjes nga lokali, dy vëllezërit Caushi dhe shoku i tyre Redjan Hadëri largohen për t’u kthyer aty disa momente më vonë. Të armatosur, ata qëllojnë me breshëri drejt hyrjes së lokalit, pa marrë parasysh se kë mund të preknin plumbat, shkruan newsbomb.al. Ballina e Clubit dhe një makinë Range Rover e pronarit Spiro Iljadhi u bënë “shoshë”.

Gjithashhtu, i plagosur ka mbetur dhe një turist nga Tirana që ndodhej te “ORANGE”, i identifikuar si Marin Jano, me shtetësi shqiptaro-amerikane.

Kur ka dëgjuar breshërinë e armëve, Spiro Iljadhi ka dalë nga lokali në pronësi të tij, në një prej zonave më të populluara të Sarandës, dhe ka mbetur i plagosur. Ai u dërgua menjëherë drejt Tiranës me helikopter ambulancë, me pjesën më të madhe të plumbave që e kapën në bark.

Megjithatë, ka disa detaje nga ngjarja që nuk dihen ende.

A ka qenë pronari i Club “ORANGE” në Sarandë në dijeni të nxjerrjes nga lokali i tij të tre të rinjve nga Tepelena? Çfarë ka ndodhur brenda në lokal që vëllezërit Andrea dhe Visi Caushi dhe shoku i tyre Redjan Hadëri janë nxjerr me roje sigurie? A ka qenë Spiro Iljadhi shenjestra apo ai është plagosur vërtet aksidentalisht?

Këto pyetje do t’i zbardhë Policia dhe organi i akuzës në Sarandë.

1- Lexo edhe: Të shtëna me armë në një lokal në Sarandë, plagoset biznesmeni dhe një person tjetër
2- Lexo edhe: I plagosuri në Sarandë është pronari i Club “ORANGE” dhe një pushues nga Tirana
3- Lexo edhe: Mbi 20 plumba drejt pronarit të Club “ORANGE”
4- Lexo edhe: Policia e Sarandës “mbyll sytë” për jetën e natës pas orës policore në Sarandë
5- Lexo edhe: Policia zbardh plagosjen te “ORANGE”
6- Lexo edhe: Këta janë dy nga autorët e plagosjes në Sarandë
7- Lexo edhe: FOTO: Këta janë dy nga autorët e plagosjes në Sarandë

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img