Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1kmh
0 %
Mar
12 °
Mër
13 °
Enj
13 °
Pre
14 °
Sht
9 °
E hënë, 28 Nëntor, 2022

Roja bregdetare qëllon anijen turke, Ankaraja kërkon hetime dhe paralajmëron Greqinë: Nëse ndiqni aventurat, do vuani pasojat (VIDEO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një incident është shënuar dje në ujërat ndërkombëtare mes Greqisë dhe Turqisë, pasi roja bregdetare greke ka hapur zjarr ndaj një anije turke. Të shtënat janë konsideruar nga provokuese nga Ankaraja zyrtare, e cila ka kërkuar hetim për ngjarjen dhe ka lëshuar një paralajmërim.

Sipas transmetuesit zyrtar turk, anija Ro-Ro po lundronte në ujëra ndërkombëtare në brigjet e ishullit Bozcaada (Tenedos) dhe dy anije bregdetare të Greqisë kanë hapur zjarr, në orën 13:27 me kohën lokale. Në videon e mëposhtme, duket dhe momenti kur pjesëtarë të Rojes bregdetare hapin zjarr ndaj anijes turke.

Anijet e Rojës bregdetare greke u larguan menjëherë pas të shtënave, sepse anijet e Rojës bregdetare turke mbërritën në zonë.

“Rreth kësaj ngjarjeje plotësisht në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar, Turqia në prani të autoriteteve greke ka ndërmarrë veprime të menjëhershme në Ankara dhe Athinë duke protestuar për ngjarjen. Pasi është tërhequr vëmendja mbi rëndësinë e ngjarjes është kërkuar hetim dhe shpjegim i menjëhershëm”, kanë thënë burimet diplomatike.

 

Në një deklaratë nga Komanda e Rojës bregdetare turke, ishte njoftuar se dje rreth orës 13:27 (me kohën lokale) Shërbimet e Trafikut të Anijeve në Çanakkala (VTS) kanë bërë të ditur se elementët e Rojës bregdetare greke hapën zjarr provokues ndaj anijes Ro-Ro të emërtuar “Anatolian” me flamur të Komoreve që lundronte në ujëra ndërkombëtare rreth 11 milje detare në jug perëndim të ishullit Bozcaada (Tenedos).

Ndërkohë, ministri i Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu tha se Greqia vazhdon të ngacmojë dhe të kërkojë telashe, raporton Anadolu Agency. Ai shtoi se “nëse futeni në një aventurë për llogari të të tjerëve, do t’i vuani pasojat. Ky është një paralajmërim për Greqinë”.

Më shumë




spot_img








spot_img