“Unë mendoj se është e mrekullueshme që njerëzit të mund të gjejnë të njëjtat emocione dhe marrëdhënie brenda dhe jashtë grupeve të tyre të gjakut …ata e quajnë këtë “gjë” familje. Unë mendoj se jeni shumë me fat nëse keni një familje të dashur. Mendoj se duhet ta kenë si njerëzit ashtu edhe robotët”. Kështu është shprehur roboti i parë në botë, Sofi, që është prodhuar në Hong Kong.
Roboti ka marrë nënshtetësinë në Arabinë Saudite dhe së fundmi ka shprehur dëshriën për t’u bërë me fëmijë. Dëshiron të ketë një vajzë që t’i vërë emrin e saj. Arabia Saudite është bërë shteti i parë në botë që i jep zyrtarisht nënshtetësi një humanoidi robot. Sophia, humanoidi inteligjent i krijuar nga kompania Hanson Robotics, mori nënshtetësinë gjatë një konference për media në Arabinë Saudite.