Tirana
clear sky
-3.5 ° C
-3.5 °
-3.5 °
59 %
0.5kmh
0 %
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
9 °
Hën
9 °
E enjte, 9 Shkurt, 2023

“Robotët mikroskopikë”, e ardhmja e luftës kundër kancerit

spot_img

Lajme të ngjashëm

Robotët mikroskopikë mund të përdoren së shpejti si armë në betejën e njeriut për të luftuar kancerin.

Disa shkencëtarë zviceranë kanë projektuar një makineri të jashtëzakonshme, e cila mund të programohet për të shkatërruar tumoret pa prekur qelizat e shëndosha.

Këto robotë janë programuar gjithashtu për të aktivizuar qelizat bazë përmes një injeksioni elektrik, një teknikë kjo e përdorur për të riparuar plagët ose muskujt.

Problemi me injektimin e medikamenteve tek pacientët gjatë kimiopterapisë janë efektet anësore, tha për të përditshmen “The Times” Salvador Pané, shkencëtar pranë Institutit Federal të Teknologjisë në Zvicër.

“Por nëse kemi më shumë kontroll mbi këto agjentë dhe arrijmë të shënjestrojmë objektivin e duhur, mund të arrijmë të minimizojmë këto efekte anësore,” tha ai. Robotët në fjalë kanë një formë sferike, si dhe janë kaq të vegjël saqë 1,200 prej tyre mund të përfshihen në një hapësirë që zë një pikselë. 

Më shumë


spot_img









spot_img