Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Kulture & Art

“Robi plaket kur do vetë”, Jorgo Papingji feston ditëlindjen dhe pyet: Si nuk përmenden autorët e teksteve?!

Shkruar nga Newsbomb
“Robi plaket kur do vetë”, Jorgo Papingji feston

QIRINJTË E ZBEHTË TË DITËLINDJES

Nga: Mark Simoni

Edhe në këtë çast që po shkruaj, jam në mëdyshjen nëse duhet të them “e takova” apo “e gjeta” Jorgo Papingjin, pas shumë e shumë kohësh, nga takimi ynë i fundit.

E rëndësishme është se ai qe aty, në një lokal gjysëm bosh, me një gotë përpara, vënë mbi një tavolinë të bardhë si të qe letër për t’u shkruar. Dhe përball kishte fasadën e madhe të xhamit, ku si në një ekran dukeshin shtëpitë e vjetra të njërës prej lagjeve të kahershme tiranase. Gjysëm ëndrrimtar, qe mbuluar nga flokët dhe mendimet. Biseda u soll nga u soll dhe mbërriti në kujtimet e tij për Festivalet, këngët, tekstet e tij, dhe herë herë e kaplonte mërzia se disa prej këngëve që kishin marrë dhenë, njerëzit nuk e dinin se qenë me tekste të tij. Kishte shqetësimin se, përse autorsia e tekstit lihej shpesh pa u përmendur, harrohej, neglizhohej, nuk thuhej e as përmendej se kush ia pati shkruar vargjet asaj e kësaj kënge. Fliste për respekt ndaj dinjitetit të poetëve. Madje më përmendi këngën “Robi plaket kur don vetë”, ku gjithë trishtim më tha se akush nuk e dinte se qe ai, pikërisht Jorgo Papingji, njeriu që i pati thurur vargjet.

E ndjeva se vërtetë kishte nevojë për atë copë respekt të cilin vërtetë e pati merituar me vjershat e bëra nëpër vite dhe që kompozitorët i patën kthyer në këngë shumë të njohura.

Në çast mu kujtua një këngë ankete, me tekst të Dritëroit ku thuhej:

“Një nga ne është kompozitor,

Ai i thur këngët me melodi,

Kurse tjetri është këngëtor,

O sa bukur këndon ai,

Me poetin bëhemi tre,

Miq të vjetër në moshë të re….”

Para ca ditësh Jorgo Papingji, ky autor i 4000 teksteve, pati 80 vjetorin. Dhe që më shumë se sa ndonjë urim rutinë i yni, apo ndonjë qiri i zbehtë, ditëlindjen Atij do ia përndriste dhe zbukuronte akoma më shumë një vemendje e jona më e madhe për tekstet që nuk i dijmë se mbajnë firmën e tij!

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll