Roberta Metsola është zgjedhur për të pasuar David Sassoli-n në postin e presidentit të Parlamentit Evropian. Ajo u zgjodh me një shumicë abolute prej 458 votash.
Metsola, një anëtare e grupit të krahut të djathtë të EPP nga Malta, ishte midis katër kandidatëve për këtë pozicion, së bshku me Sira Rego të Spanjës, Kosma Zlotoëski e Polonisë dhe Alice Bah Kuhnke e Suedisë.
Alice ishte pretendentja më e afërt, duke fituar 101 vota, ndërsa Sira fitoi vetëm 58 vota.
Metsola do të zërë postin e Sassolit i cili humbi jetën më 11 janar pas një sëmundje të rëndë dhe mandati i të cilit përfundoi këtë javë.
Ajo është pjesë e krahut të moderuar të PPE dhe vitet e fundit ka spikatur mbi të gjitha për punën ndërmjetësuese me grupet e qendrës së djathtë dhe qendrës së majtë.
Metsola është e martuar me politikanin dhe menaxherin finlandez Ukko Metsola, nga i cili mori edhe mbiemrin dhe ka katër fëmijë.
43-vjeçarja hyri në Parlament në vitin 2013 dhe ishte një nga eurodeputetet e para të zgjedhura në Maltë.
Para kësaj, ajo ishte një eksperte për të drejtën evropiane dhe nga viti 2012 deri në 2013 ka punuar si këshilltare e Përfaqësueses së Lartë për Çështjet Evropiane, Catherinw Ashton.