Hapësire reklamuese

Social Bomb

Robert Ndrenika i sëmurë në spital, pret në rradhë...

Shkruar nga Newsbomb

Aktori i madh Robert Ndrenika që disa ditë më parë festoi 75 vjetorin e lindjes nuk është në gjendje të mirë shëndetësore.

Sipas burimeve, Ndrenika po kalon një gjendje gripale por kjo nuk është e konfirmuar ende ndërsa ajo që dihet me siguri është fakti që për shkak të gjendjes së tij është shtyrë edhe shfaqja “Mendohu Xhakomino”, gjë për të cilën edhe Teatri ka kërkuar ndjesë. 

Ndërkohë kjo foto po bën xhiron e rrjetit dhe tregon Robert Ndrenikën teksa pret ulur në karrige në ambientet e QSUT për të matur tensionin, ndërsa asnjë familjar i tij nuk duket në korridor. Nuk dihet se kur është shkrepur fotoja me saktësi por aktori tregon kështu edhe njëherë madhështinë e thjeshtësinë e tij, duke mos pranuar të trajtohet si një person i veçantë, ndonëse i ka dhënë kaq shumë publikut shqiptar.

 Sakaq, newsbomb.al u interesua për gjendjen e aktorit dhe mëson se stafi i QSUT është duke e mbajtur të shtruar në spital nën kujdesin e veçantë të mjekëve. Stafi i newsbomb.al i uron shërim të shpejtë të madhit Ndrenika!

*LAJMI I PËRDITËSUARI ofrohet spitali privat, ROBERTI NDRENIKA: Fotoja ka më shumë se një vit, në QSUT më shërbejnë shumë mirë

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu