Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Robert de Niro deklaratë të fortë për Trump: Nuk i intereson fare sa njerëz vdesin

spot_img

Lajme të ngjashëm

200d5b2238054b6030c0a37acf51b83a

Aktori i njohur i Hollivudit, Robert de Niro ka bërë kritika të ashpra kundër Presidentit amerikan Donald Trump në lidhje me menaxhimin e pandemisë së Covid-19.

Aktori ka qenë i ftuar në ‘Newsnight në BBC’ mbrëmjen e djeshme ku është shprehur se është e frikshme heshtja dhe mungesa e kritikëve ndaj mënyrës sesi kreu i Shtëpisë së Bardhë po i përgjigjet krizës së koronavirusit.

Robert De Niro ka thënë është e tmerrshme që Trumpit nuk i ntereson aspak që me mijëra amerikanë po humbin jetën, dhe e vetmja gjë që ati i intereson është që të rizgjidhet President.

“Është e tmerrshme, është e tmerrshme. Ai dëshiron të rizgjidhet, atij as nuk i intereson se sa njerëz vdesin,” është shprehur aktori.

Kujtojmë që kjo deklaratë e aktorit ka ardhur pasi SHBA është një ndër vendet më të ‘goditura’ nga koronavirusi. Deri më tani në SHBA 84,136 persona kanë humbur jetën, ndërsa 1,390,764 janë infektuar.

Më shumë

spot_img