Tirana
clear sky
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
57 %
3.6kmh
0 %
Mar
23 °
Mër
26 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
26 °
E martë, 17 Maj, 2022
spot_img

Robert Aliaj nuk kursehet ndaj Ronelës: Skandaloze! Performancë e dënjë për club striptizmi

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Artisti Robert Aliaj ka reaguar për performancën e Ronela Hajatit mbrëmjen e djeshme në Torino të Italisë në natën e parë gjysëmfinale të Eurovision.

Për Aliajn paraqitja e këngëtares shqiptare ka qenë më e dobëta që ka pasur Shqipëria gjatë viteve në Eurovision, duke e cilësuar si një këngë skandaloze.

Ai tha se performanca ishte e denjë për club striptizmi, duke shtuar së qëllimi i vetëm ishte provokimi, që edhe ai nuk u arrit.

“Performanca ishte skandaloze fare, nuk u zhgënjeva fare, e prisja. Aty vetëm u ulërit, kishte ulërima skandaloze! Nuk mund të kuptoj se si mund të quhet këngë, një ulërimë e tillë. Kënga është komunikim me tingujt. Pastaj nuk u zhgënjeva edhe për faktin se nuk u kualifikua. Kjo ishte paraqitja më e dobët që kemi pasur ndonjëherë në festivalin Evropian. Nuk e merr njeri për këngë festivali atë. Festivali Evropian është një festival familjar.

 Ky nuk është një problem që ka të bëjë me standardin e  komunikimit. Po flasim për nivelet artistike dhe mënyrën si komunikojmë. Ka përgjegjësi të cilat, mesa duket ne nuk i kemi, janë injoruar krejtësisht. Është në limitet e shëmtimit edhe paraqitje fizike. Çdo gjë ishte jo e gjetur, dhe ishte bërë me qëllim për tu provokuar. Kërkohej një ngacmim, por nuk ishte ky ngacmimi artistik, qëllimi i artit është të ngacmojë, reflektimin dhe mendimin e njerëzve, pro jo me një kërcim tëerk, pasi bëhet në klube striptizmi. Duhet shumë klas, më mirë është të tregojmë se jemi një vend i varfër dhe me probleme pafund, por ama që ne mund të kemi artistë të mirë dhe të mençur kjo nuk duhet të na mungojë ne sepse nuk mungojnë.”,  tha Aliaj.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img