Tirana
clear sky
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
17 °
E martë, 19 Tetor, 2021
spot_img

Rivarrimi i eshtrave të Mid’hat Frashërit, Rama: Të ulin kokën ata që e shohin si provokim

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Homazhet pas mbërritjes së eshtrave të Mid’hat Frashërit në Shqipëri kanë bërë bashkë politikanët e majtë dhe të djathtë.

Gjatë ceremonisë, kryeministri Edi Rama e ka cilësuar Frashërin si mishërimin e një shërbestari të mëmëdheut që shfaqej si armik natyral sa here tentohej përcarja.

“Frashëri ishte mishërimi i një shërbestari të mëmëdheut sipas kokës së tij. Ai shfaqej si armik natyral sa here tentohej përcarja. Të lë pa frymë pozicioni për dramën e popullsisë shqiptare të camërisë të zhveshura për shkak të etnisë dhe besimit të tyre. Një flamurmbajtës i shënuar i të drejtave të minoriteteve të lirive themelore, pa dallim etnie dhe feje.’, u shpreh Rama, ndërsa bëri thirrje për të gjithë personat që e shohin Frashërin si provokim të ulin kokën e të kujtohen se sa krime bënë ata që shkruan historinë e gjysmës tjetër të Lumo Skëndos.

“Mid’Hat Frashëri i dha Shqipërisë gjithçka kishte e mundi. Gaboi por në tërë sa bëri nuk nxiti kurrë me penën e tij një krim. Kush e sheh si provokim, bën mirë të ulë kokën e të kujtohet se sa krime bënë ata që shkruan historinë e gjysmës tjetër të Lumo Skëndos. Kush e sheh këtë arkmort dhe praninë time si kryeministër si revansh ndaj fitimarëve ndërsa përcjellim një figurë shumëdimensionale, bën mirë të ulë kokën dhe të kujtohet se u rreshtuan edhe vetë kundër atij,   të cilit i shkruante se nuk mund të kemi njerëz që kanë lyer duart me gjak duke bashkëpunuar me pushtuesit”, shtoi kryeministri.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img