Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Rivarrimi i 578 ushtarëve grekë në Këlcyrë, gazatari: Ku janë ata që u shqetësuan për Notis Sfakianakis? Spurdhjakë!

spot_img

Lajme të ngjashëm

Është zhvilluar ditën e djeshme ceremonia e varrimit në Këlcyrë të eshtrave të 578 ushtarëve greke, të rënë gjatë luftës Italo-Greke që u gjetën gjatë gërmimeve në Dragot.

 

E pranishme në ceremoni ishte ambasadorja greke Eleni Surani, atasheu i mbrojtjes në Ambasadën greke Kristo Bakirxhi, kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, përfaqësues të komisionit dypalësh ndërshtetëror si dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.

Qeveria shqiptare ka pranuar të financojë plotësisht një operacion të kërkimit dhe rivarrosjes së ushtarëve grekë të rënë në Shqipëri gjatë luftës italo-greke ndërsa lidhur me këtë ka reaguar edhe gazetari Denis Dyrnjaja i cili me të drejtë pyet se ku janë ata nacionalistë të zjarrtë që u shqetësuan disa muaj më parë kur në Shqipëri erdhi këngëtari Notis Sfakianakis.

“Në Këlcyrë, në Kishën Ortodokse u krye rivarrimi i 578 ushtarëve grekë. Grekët thonë se ku kanë të rënë dhe varret e të rënëve të tyre është tokë greke. Pyetja është e thjeshtë: ku ishin dhe ku janë këta nacionalistët e zjarrtë që u shqetësuan kur erdhi Notis Sfakianakis për një koncert dhe tani që është rasti nuk iu duket as surrati?! Sepse te jesh nacionalist është gjë tjetër, të jesh pseudonacionalist është gjë tjetër, e të jesh paçavure publike nacionaliste është gjë tjetër. Si këta të fundit kemi me tonelata qe i shohim të zjarrtë nëpër studio televizive por jo aty ku është vendi e kur duhet. Respekt për qëndrestarët e kauzave që janë te paktë dhe prej vërteti në Shqipëri. Te tjerët janë spurdhjakë(e) që kërkojnë famë publike!”, shkruan Dyrnjaja.

Më shumë

spot_img