Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Rivali i Aldo Bares i drejtoi armën por ai e neutralizoi, Drejtori Veliu flet për efektivin e Shqiponjave: Reagoi si profesionist, ishte në kushtet e vetëmbrojtjes

Shkruar nga Newsbomb
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Ardi Veliu, ka folur me superlativa për efektivin e repartit Shqiponja që dje neutralizoi dhe plagosi Orges Bilbilin, rival i Aldo Bares.

Duke folur në emisionin “Kjo Javë” të gazetares Nisida Tufa, Veliu tha se efektivi i Shqiponjave reagoi si profesionist pasi ishte në kushtet e polta të vetëmbrojtese sepse personi që kishte përballë i kishte drejtuar armën. Gjithashtu, Drejtori i kërkoi falje në emër të Organizatës së Policisë qytetares që u plagos aksidentalisht nga të shtënat me armë.

“Polici me aftësitë e tij si profesionist reagoi më shpejt se personi që kishte përballë dhe e neutralizoi atë pasi ai i kishte drejtuar armën. Ne kemi vizituar dje në spital dhe qytetaren e plagosur dhe i kërkojmë falje në emër të organizatës së policisë. Ishte dicka që nuk duhet të ndodhte por punonjësi i policisë ishte brenda të gjithë protokolleve sepse ishte në kushtet e vetëmbrojtjes”, tha Ardi Veli, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë.

Më tej, Veliu tha se Policia kishte informacione për Orges Bilbilin dhe persona të tjerë të botës ë krimit por jo gjithmonë operacionet kanë rezultuar me sukses. “Për këtë person ne kemi organizuar operavione të ndryshme. Kemi pasur dhe inofrmacione për këtë person dhe persona të tjerë, por jo gjithmonë kemi arritur të kemi rezultate”, shtoi Ardi Veliu.

Kujtojmë se, dje në zonën e Xhamllikut një efektiv i Shqiponjave duke patrulluar në rrugë ka evidentuar një person me kapele dhe kapuç dhe që po bënte lëvizje të dyshimta. Menjëherë efektivi e ka ndaluar dhe i ka kërkuar mjetin e identifikimit dhe autorizimin për lëvizje. Shtetasi Orgest Bilbili e ka kundërshtuar punonjësin e Policisë dhe është larguar me vrap në brendësi të lagjes.

Efektivi i Shqiponjave e ka ndjekur 30 vjeçarin por gjatë ndjekjes Bilbili i ka drejtuar pistoletën punonjësit të Policisë duke e kërcënuar se do ta vriste nëse nuk e lejonte të ikte. Edhe pas kërcënimit punonjësi i Policisë nuk është tërhequr dhe i ka bërë thirrje atij të hedhë armën dhe të dorëzohet, por shtetasi Orgest Bilbili nuk i është bindur urdhrit dhe ka vijuar lëvizjen me pistoletë në dorë.

Në zbatim të procedurës standarde të punës, polici ka qëlluar njëherë në ajër për ta paralajmëruar, ndërkohë që 30-vjeçari i ka drejtuar armën për të qëlluar punonjësin e Policisë. Në këto rrethana punonjësi i Policisë, i gjendur në kushtet e mbrojtjes së nevojshme ka qëlluar 30 vjeçarin duke e plagosur atë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll