Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
88 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
Die
29 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Rival me Sali Berishën dhe mjek i Enver Hoxhës, kush është ish-ministri Sabit Brokaj që humbi jetën sot nga ataku kardiak

spot_img

Lajme të ngjashëm

e356daf9a3f5c9449e2086a41fc4810b

Mjeku i njohur kardiolog prof.dr Sabit Brokaj ka ndërruar jetë ditën e sotme në moshën 78 vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak.

Brokaj ka një karrierë të gjatë si mjek por edhe në politikën shqiptare. Thuhet se në jetën e tij si mjek por edhe në atë politike ka qenë rival me ish-kryeministrin Sali Berisha, i cili po ashtu ishte mjek kardiolog. Këtë e dëshmojnë edhe deklaratat e tij të fundit kundër Berishës.

Por cila është karriera e Brokajt ndër vite?

Ai u bë deputet në Kuvendin e Shqipërisë që nga viti 1991. Në vitin 1991 u bë edhe Ministër i Shëndetësisë kurse Ministër i Mbrojtjes u emërua gjatë viteve 1997-1999.

Brokaj lindi në 7 Janar 1942, në Vlorë, gjatë okupimit italian të Shqipërisë. Nga viti 1959 deri në 1964, shërbeu si ndihmës mjekësor në një nëndetëse.

U diplomua në fakultetin mjekësor të Universitetit të Tiranës në 1969, dhe më pas vazhdoi të shërbente si shef mjekësor i një brigade në Shijak nga 1969 deri në 1972.

Më pas punoi si kardiolog në një spital ushtarak në Tiranë. Pas kësaj eksperience ai kërkoi një tjetër jashtë vednit. Shkoi në Francë për të studiuar kardiologji në 1979 dhe ekokardiologji në 1982.

Por njëkohësisht gjatë kësaj periudhe, Brokaj ishte një nga mjekët personalë të Enver Hoxhës.

Në 1984, u bë profesor në një shkollë mjekësore në Tiranë, më pas Zëvendës Dekan i shkollës në 1987, dhe Dekan në 1989. 

Më shumë

spot_img