Hapësire reklamuese


Politikë

Rithemelimi zgjedh 4 koordinatorët që do të drejtojnë aksionin opozitar

Shkruar nga Newsbomb
Rithemelimi zgjedh 4 koordinatorët që do të drejtojnë

Anëtarët e Kryesisë së Rithemelimit në mbledhjen e zhvilluar këtë të marrtë kanë marrë vendimin për përcaktimin e 4 koordinatorëve.

Në kuadër të aksionit opozitar, Kryesia ka vendosur që Gazmir Spahia, Klevis Balliu, Aurel Bylykbashi dhe Arben Qirjako të jenë katër koordinatorët, të cilët do të kenë për detyrë të organizojnë qytetarët në terren por edhe për protestat.

Prej muajit tetor deputetët demokratë, kryesisht mbështetësit e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit kanë nisur aksionin opozitar. Mes tensioneve dhe kaosit opozitarët përgjatë këtyre muajve nuk kanë lejuar zhvillimin normal të seancave plenare, gjithashtu as dhe të komisioneve.

Siç kemi parë dhe në pamjet dhe lajmet e raportuara më herët, deputetët demokratë nuk kanë lejuar zhvillimin e seancave ku mazhorancës i jane dashur vetëm 10 minuta për të votuar ligjet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese