Rithemelimi ka mbledhur sot Kryesinë në selinë e Partisë Demokratike. Kjo shënon dhe mbledhjen e parë të Kryesisë pa praninë fizike të Sali Berishës.
Mbledhja ka filluar në orën 13:00, dhe është e para mbledhje që pas dhënies së masës “arrest në shtëpi” për ish-kryeministrin Sali Berisha.
“Berisha sot është i burgosur politik. Rama çeli siparin e një neodikature. Do që të zhdukë opozitën. Në këtë situatë të imponuar, çdo demokrat, dhe çdo drejtues i PD duhet dhe do të hidhet në betejë. Ne duhet të marrim me shpejtësi kthesën dhe t’i përgjigjemi Ramës. Për këtë nuk do të ketë asnjë hezitim.”- tha Noka.
Prej 30 dhejtorit, një ditë para ndërrimit të viteve Sali Berisha është zyrtarisht në “arrest shtëpiak” pasi akuzohet për korrupsion pasiv në bashkëpunim për privatizimin e ish-kompleksit Partizani në bashkëpunim me dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi.