Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Rita Petro propozohet nga Shqipëria për Çmimin Europian të Letërsisë

Shkruar nga Newsbomb
Rita Petro propozohet nga Shqipëria për Çmimin Europian të

Rita Petro me romanin “Lindur së prapthi” është propozimi nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit për Çmimin Evropian të Letërsisë.

Romani “Lindur së prapthi” jep një përshkrim të saktë të mjedisit komunist nga fushëpamja e një vajze të vogël e më pas një gruaje të rritur. Një grua e cila përballet me të gjithë vështirësitë e jetës.

Rita Petro u përzgjodh një komision i ngritur nga Qendra Kombëtare e Librit bazuar në disa kritere që kanë të bëjnë edhe me numrin e veprave në gjuhë të huaj deri tani.

“Rita Petro u zgjodh nga një komision i ngritur nga Qendra e Librit. Komisioni u orientua nga 13 kritere që janë vënë nga EUPL." 

Motivacioni i përzgjedhjes është si një zë ndryshe në letërsinë femrërore dhe një libër që sjell këndvështrimin e botës me syrin e një vajze të vogël dhe me pas të një gruaje gjatë komunizmit”, thotë Alda Bardhyli drejtore e Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Janë 13 shtete të cilët kanë propozuar një shkrimtar që do të jetë në garë për Çmimin Evropian të Letërsisë. Vlerësimi i çmimit do bëhet nga një juri ndërkombëtare dhe fituesi shpallet në Panairin e Librit të Brukselit me 4 prill 2024

“Shqipëria mundet vetëm të nominojë, më pas janë emra të njohur të letërsisë evropiane që do të lexojnë pjesët e përkthyera në anglisht nga 13 autorët për të përzgjedhur njërin prej tyre si fitues të Çmimit Evropian. Ka qenë propozimi i Europës Krijuese që QKLL të jetë partner për këtë proces.”

Ky çmim ka si synim të vendosë pasurinë dhe larushinë krijuese që mund të ofrojë letërsia bashkëkohore europiane dhe të promovojë letërsinë e mirë brenda Europës e gjithashtu të inkurajojë një interes për qendrat kulturore anëkënd kontinentit.

Rita Petro është poete e njohur në Shqipëri. Në romanin “Lindur së prapthi”, personazhi kryesor vallëzon mes së shkuarës e së tashmes, mbamendjeve e ndjesive. Vetë autorja është shprehur se është një libër që lidhet me të shkuarit kundër rrymës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese