Tirana
scattered clouds
19.5 ° C
19.5 °
19.5 °
68 %
1kmh
40 %
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
19 °
Sht
16 °
E martë, 28 Shtator, 2021
spot_img

Rita Ora zbulon frikën e saj më të madhe

spot_img

Lajme të ngjashëm

cf2b886e9dc23d9cb3267d9e6a32befd

Para 15 vitesh, kur ishte 39 vjeçe, mamaja e Rita Orës, Vera Ora, u diagnostikua me kancer gjiri.

Lufta e saj me kancerin ka qenë e vështirë dhe duket se kjo gjë ka ndikuar shumë edhe tek vajza e saj.

Ajo ka treguar për “The Sun” se që prej asaj kohe jeton me frikë se mund të ketë të njëjtin fat si nëna e saj, edhe pse testi i gjenit ka treguar të kundërtën.

Këngëtarja ka treguar se ajo punon shumë me mendjen e saj duke mësuar gjithçka për këtë gjë dhe se ushtrohet e shkon në terapi për të mos pasur atake paniku.

“Thonë shikoni mos keni ndonjë kokërr në gjoks, por nëna ime nuk kishte, ajo kishte thjesht një dhimbje të fortë dhe sërish shkoi e u kontrollua. Unë kam bërë testin BRCA (testin e trashëgueshëm të kancerit të gjirit) dhe testin e gjenit dhe për fat të mirë, nuk e kam gjenin. Por gjithsesi unë sërish kontrollohem rregullisht. Gjenteikisht, ne nuk kemi pasur ndonjë histori me kancer gjiri në familje përpara nënës sime, por ajo sërish u diagnostikua me të. Ka shumë video online që të ndihmojnë dhe që unë i kam përdorur. Duhet të jeni të informuar për trupin tuaj”, ka treguar Rita.

Më shumë

spot_img