Hapësire reklamuese

Showbiz

Rita Ora rrëfen për herë të parë momentin kur mësoi se nëna e saj kishte kancer: O Zot...(VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Rita Ora ka ndarë me fansat e saj një nga momentet më të errëta të jetës, kur mësoi se mamaja e saj kishte kancer.

Vetëm pak ditë më parë ajo mori lajmin e mirë se nëna e kishte fituar betejën me sëmundjen e rëndë por ankthi që këngëtarja ka përjetuar ka mbetur gjatë në mendjen e saj.

“Kur mora vesh që mami ishte sëmurë me kancer në gji, mendova: ‘O Zot, nuk mund të gjesh person më perfekt për t’u marrë me këtë punë’. E kuptoja që kishte kancer në gji dhe mund vetëm ta imagjinoja sesi ishte për të që të rriste tre fëmijë, te linte miqtë dhe të afërmit në Kosovë pasi lëvizëm në Britani, të mësonte një gjuhë të re, u bë psikiatre. Nuk mund të jem më krenare për udhëtim e nënës sime”, shprehet Rita në një video të publikuar nga e ëma Vera, në Instagram.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll