Përveç suksesit botëror në muzikë, këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora është kthyer në një “avokate, ambasadore” për Kosovën.
Ndër vite, ajo ka promovuar Kosovën, kulturën e saj dhe traditat në mbarë botën. Por me sa duket Rita Ora po planifikon një tjetër projekt madhor për promovimin e Kosovës.
“The Sun” ka shkruar se diva e muzikës “pop” Rita Ora ka nisur punën në realizimin e një dokumentari për kulturën e të rinjve në Kosovë.
“Jam në mes të xhirimeve të dokumentarit për kulturën e nëndheshme të të rinjve në Kosovë”, ka thënë Rita Ora.
Lexo edhe: Rita Ora dhe bashkëshorti i saj urojnë shqiptarët për 111-vjetorin e Pavarësisë
Në intervistën për "The Sun" ajo ka deklaruar se 60% e popullsisë në Kosovë janë nën moshën 35-vjeç duke e bërë vendin super të ri”. Teksa ka treguar motivet e dokumentarit, Rita Ora është shprehur se dokumentari i dedikohte të rinjve në vendlindjen e saj.
Javën e shkuar Rita Ora ishte në Kosovë për të festuar ditëlindjen e saj. Në të njëjtën kohë shpenzoi disa ditë duke ndjekur xhirimet e dokumentarit.