Hapësire reklamuese

Showbiz & Lifestyle

Rita Ora nis realizimin e një dokumentari për Kosovën, ia dedikon të rinjve

Shkruar nga Newsbomb
Rita Ora nis realizimin e një dokumentari për Kosovën, ia dedikon

Përveç suksesit botëror në muzikë, këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora është kthyer në një “avokate, ambasadore” për Kosovën.

Ndër vite, ajo ka promovuar Kosovën, kulturën e saj dhe traditat në mbarë botën. Por me sa duket Rita Ora po planifikon një tjetër projekt madhor për promovimin e Kosovës.

“The Sun” ka shkruar se diva e muzikës “pop” Rita Ora ka nisur punën në realizimin e një dokumentari për kulturën e të rinjve në Kosovë.

“Jam në mes të xhirimeve të dokumentarit për kulturën e nëndheshme të të rinjve në Kosovë”, ka thënë Rita Ora.

Lexo edhe: Rita Ora dhe bashkëshorti i saj urojnë shqiptarët për 111-vjetorin e Pavarësisë

Në intervistën për "The Sun" ajo ka deklaruar se 60% e popullsisë në Kosovë janë nën moshën 35-vjeç duke e bërë vendin super të ri”. Teksa ka  treguar motivet e dokumentarit, Rita Ora është shprehur se dokumentari i dedikohte të rinjve në vendlindjen e saj.

Javën e shkuar Rita Ora ishte në Kosovë për të festuar ditëlindjen e saj. Në të njëjtën kohë shpenzoi disa ditë duke ndjekur xhirimet e dokumentarit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese