Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
73 %
3.6kmh
75 %
Hën
21 °
Mar
28 °
Mër
27 °
Enj
26 °
Pre
19 °
E hënë, 27 Shtator, 2021
spot_img

Rita Ora në ‘zi’, ndahet nga jeta njeriu i shtrenjtë i familjes

spot_img

Lajme të ngjashëm

16c6822eed4f7b3515f32b69cc16a8f0

Këngëtarja me origjinë shqiptare Rita Ora është zgjuar mëngjesin e sotëm me një lajm aspak të mirë, pasi ka marrë vesh se gjyshja e sajë shtë ndarë nga jeta.

Mediat kosovare bëjnë të ditur se gjyshja e saj Fatime Bajraktari ka ndërruar jetë mëngjesin e të enjtes.

Gjyshërit e Rita Orës nga ana e nënës nuk ishin të panjohur për publikun, pasi këngëtarja është mbesa e Osman Bajraktarit, që në kohën e Ish-Jugosllavisë ishte konsull në Ish-BRSS.

Duke qenë në kohë pandemie dhe në vështirësi me fluturimet, nuk dihet nëse këngëtarja me famë ndërkombëtare do të ketë mundësinë të shkojë në Kosovë ta përcjellë gjyshen e saj për në banesën e fundit.

Në anën tjetër, Rita vazhdon të ruajë një lidhje të fortë me Kosovën dhe vetëm pak ditë më parë ndau një rrëfim në rrjetet sociale, ku tregoi se si e vogël ishte përballur me paragjykimet dhe racizmin, pasi ishte një emigrante nga Kosova në Mbretërinë e Bashkuar.

Më shumë

spot_img