Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
44 %
2.1kmh
0 %
Hën
27 °
Mar
24 °
Mër
25 °
Enj
25 °
Pre
23 °
E hënë, 29 Maj, 2023

Rita ora i dhuron Tiranës kostumin popullor që veshi te kënga e famshme “Gunna”, Veliaj: “Do ta fillojmë Muzeun e ri Etnografik me një ‘Bang'”

Lajme të ngjashëm

Ne Muzeun Etnografik te Tiranes, qe bashkia do ta krijoje brenda godines se “Sarajeve te Toptaneve”, do te ekspozohet edhe kostumi popullor tradicional shqiptar, te cilin këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, e veshi në videoklipin e këngës hit “Gunna”, pjesë e albumit ‘Bang’.

Lajmin per dhurimin e kostumit nga vete kengetarja Rita Ora e bëri me dije kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në Tëitter.

“Shume faleminderit Besnik Sahatçiu, Vera Ora dhe Elena Ora për ndihmën ndaj komunitetit të mësuesve shqiptarë në Londër duke e kthyer “Queens Arms” në qender komunitare! Falenderime pa fund Rita Ora, që i dhurove Bashkisë së Tiranës kostumin popullor shqiptar, që ne ta fillojmë Muzeun e ri Etnografik me një ‘Bang'”, shkruan Veliaj.

Godina e “Sarajeve të Toptaneve” ka shërbyer si legata e parë e Ambasadës Amerikane në Tiranë, që në kohën e “Zogut” dhe pas shpronësimit do të kthehet në një muze të qytetit. Në njërin kat do të jetë Muzeu Etnografik i Tiranës, kurse në katin tjetër do te përkujtohen marrëdhëniet speciale Shqipëri-Amerikë.


Më shumë